PD: Agim Kajmaku nuk jep shenjat e gishtave, prokuroria fshihet pas postierit të Vorës

Shqipëria

PD: Agim Kajmaku nuk jep shenjat e gishtave, prokuroria fshihet pas postierit të Vorës

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:04
Agim Kajmaku

Pretendimi i Prokurorisë së Përgjithshme se shkak i mosmarrjes së shenjave të gishtave për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, ka qenë një ngatërresë adrese e postierit nuk e ka buindur Partinë Demokratike. Ish-deputeti Luçiano Boçi në dalje për mediat nga selia blu tha se Prokuroria duke u fshehur pas postierit të Vorës po ndërton një mburojë mbrojtjeje për të inkriminuarin e radhës.

“Jorgo Toto, Agim Kajmaku, të cilin Edi Rama ua dërgoi qytetarëve të Vorës si peshqesh të qeverisë së tij të krimit, ka refuzuar të depozitojë shenjat e gishtave, duke konfirmuar kështu se është ai personi i arrestuar në Greqi nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara. Prokuroria, duke u fshehur pas procedurave, po ndërton një mburojë mbrojtjeje për të inkriminuarin e radhës”, deklaroi Boçi.

Më tej ish deputeti democrat deklaron se në njoftimin zyrtar, organi i akuzës pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës.

“Një justifikim banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë. Prandaj, e gjitha kjo është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur të inkriminuarin e radhës së Edi Ramës. Edi Rama duke u fshehur pas postierit të Vorës po bën gjithçka për të shpëtuar Jorgo Kajmakun”, tha ai.

Sipas Boçit Jorgo Kajmaku vazhdon të mbajë padrejtësisht zyrën e bashkisë, ndërkohë që bashkë me Valdrinin, Pjerinin, Vangjushin, Eltonin, Elvisin duhet të ishin duke ndarë sëbashku qelinë e burgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat