Mjekësinë e duan të gjithë. Regjistrohen nxënësit më të mirë të gjimnazeve

Shqipëria

Mjekësinë e duan të gjithë. Regjistrohen nxënësit më të mirë të gjimnazeve

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:22
Ilustrim

Fakulteti i Mjekësisë është preferenca e parë, sigurisht e maturantëve që kanë mesatare të lartë. Por ndonëse ka vetëm një numër të limituar pranimesh vetëm 30 bashkë me kuotat për shqiptarët jashtë Shqipërisë nga vitit në vit ka rritje të numrit të aplikantëve.

Këtë vit kanë aplikuar rreth 3000 maturantë gati 300 më shumë se një vit më parë. Duke qenë zgjedha e parë ka bërë që te mjekësia të kenë mbetur vetëm 60 vende të lira për fazën e dytë.

“Ka më pak regjistrime në farmaci dhe stomatologji për shkak se janë po të jetë që kanë aplikuar dhe për mjekësi dhe në këto degë”, shprehet Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Maturanti i fundit që përllogaritet fitues në mjekësi ka një mesatare 9.7 dhe mesatarja e atyre që konkurrojnë përllogaritët 40 % matura shtetërore 30 % i kanë lëndët biologji ,fizikë dhe kimi që kanë lidhje direkt me degën dhe 30 % tre vitet të shkollës së mesme.

Por për herë të parë studentët e mjekësisë falë një investimi që ka të bëjë me paktin për Universitet do të kenë mundësi që edhe të praktikohen gjatë viteve të studimit ndryshe nga vite më parë ku kontakti i parë ishte direkt me pacientin.

Nga 300 kuota pranimi në mjekësi 40 prej i tyre planifikohen për studente të trojeve shqiptare të cilët duan të ndjekin studimet në Universitet shqiptare.
A

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat