Berisha nxjerr videon e ish-ministres së Francës: Shqipëria zë vendin e parë për azilkërkues

Shqipëria

Berisha nxjerr videon e ish-ministres së Francës: Shqipëria zë vendin e parë për azilkërkues

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:21
Ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se fenomeni i azilkërkuesve shqiptarë në Francë është në rritje, ndërsa thotë se vetëm gjatë 2019 kjo shifër është rritur me 19 për qind.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ish-lideri demokrat, shifrat e publikuara mbi azilkërkuesit thotë se i bazon tek deklarata e ish-ministres së Francës,Valérie Precresse,  e cila ka theksuar se vendi ynë kryeson në raport me vendet e tjera.

“Shqipëria në Francë në krye të kërkesave për azil politik! Ish ministrja e Francës, Valérie Precresse deklaron se në kërkesat për azil politik në Francë në vitin 2018 shqiptarët zënë vendin e parë ndërkohë që Shqipëria është një vend europian që kërkon të hyjë në BE. ps: Kërkesat për azil politik në Francë këtë vit janë rritur me 19%”, shkruan Beisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat