Fier, flakët “kaplojnë” 5 hektarë me pyje

Shqipëria

Fier, flakët “kaplojnë” 5 hektarë me pyje

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:52
Ilustrim

Edhe pse stina e vjeshtës po afron, zjarret vijojnë të djegin pa pushim sipërfaqe të mëdha me pyje në të gjithë vendin. Një situatë e vështirë raportohet në zonën e Fierit.

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në zonën pyjore të Shkozës në Cakran të Fierit, shumë pranë zonës që u përfshi nga flakët pasditen e djeshme.

Rreth 5 ha janë përfshirë nga flakët dhe për momentin zjarri ndodhet nën kurorë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit dhe dy drejtuesit kryesor të tyre.

Pas punës intensive të kryera në terren  nga shërbimet zjarrfikëse flakët janë vënë në kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat