Kërkoi zhvarrimin e gruas, provat fundosin Namik Velajn

Shqipëria

Kërkoi zhvarrimin e gruas, provat fundosin Namik Velajn

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 13:51
Namik Velaj

Namik Velaj nga Fieri vrau bashkëshorten Verke Velaj dhe u dënua me 35 vite burg.

Pas dënimit ai kërkoi zhvarrimin e ish-gruas duke mohuar vrasjen, por provat e siguruara fundosin 70 vjeçarin.

Nga zhvarrimi ka rezultuar se para se ta vriste e kishte dhunuar duke i thyer krahun e dëmtuar dhe pjesën e qafës.

Dosja në Apelin e krimeve ku pritet që të jepet vendimi final për 70 vjeçarin Naim Velaj tregon se pas zhvarrimit është parë që ka patur dëmtime të krahut, thyerje, dhe rruazat e qafës të lëvizura nga dhuna.

Ai u përpoq të fshihte krimin së bashku me mjekun Ilir Tanku, i cili punonte si mjek i qendrës shëndetësore të qytetit.

Vdekja e Verke Velajt, u raportua si natyrale dhe ky version u konfirmua edhe nga mjeku Ilir Tanki, i cili më pas u mor si i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mjeku u shpall fajtor për “Shpërdorim detyre” dhe dënua me 2 vite burg.

Por gjykata pezulloi dënimin dhe mjeku do e shlyejë me 4 vite shërbim prove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat