Kreymadhi: Raporti i OSBE-së tregoi se të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e Presidentit

Shqipëria

Kreymadhi: Raporti i OSBE-së tregoi se të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e Presidentit

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:24
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediet tha se OSBE/ODIHR nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas kryetares së LSI-së, OSBE tregoi shkatërrimin ligjor të vendit.

“Nuk kemi asnjë mëdyshje që raporti do të dilte në konkluzione që janë të qëndrueshme dhe të vërteta. Ndjejmë dhimbje për situatën politike dhe ekonomike, për të cilën shqiptarët ndodhen sot. Kjo vjen për shkak të inkriminimit të procesit zgjedhor. Raporti i OSBE-së, është një skaner i tmerrshëm, per sa i përket situatës ku gjendet sot Shqipëria.

Ky raport tregon haptazi, shkatërrimin e sistemit politik dhe ligjor të Shqipërisë. Shkatërrimin e besimit të publikut, me  një administratë  të njëanshme. Zgjedhjet lokale u morën pa marrë në konsideratë interesin e publikut. KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të anshme, duke cenuar sigurinë juridike. KQZ vonoi nxjerrjen e rezultateve, duke shkelur transparencën”, tha Kryemadhi.

Më pas zonja Kryemadhi shtoi se raporti i OSBE-së tregoi se procesi i vettingut është i  kontrollueshëm dhe se sipas raportit, të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e Presidentit.

“Ky raport jo vetëm që nuk i njeh zgjedhjet, por ajo që të bën më shumë përshtypje është se të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e Presidentit. Shkaku i gjithë kësaj situate kanë vetëm një emër, që është Edi Rama. Raporti tregoi se sistemi ligjor dhe zgjedhor kanë rënë “, tha zonja Kryemadhi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat