Merr flakë traileri në Librazhd

Shqipëria

Merr flakë traileri në Librazhd

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:13
Një mjet, tip trailer, ka marrë flakë

Një mjet, tip trailer, ka marrë flakë, në ecje e sipër, ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd Përrenjas.

Sipas policisë automjeti me targa të huaja dhe me drejtues një shtetas nga Maqedonia e Veriut, është djegur pjesërisht, ndërsa ishte e ngarkuar me letër e kartonë ambalazhi.

Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, në ecje e sipër  ka marrë zjarr mjeti tip trailr me drejtues shtetasin D.M., banues  në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë është djegur pjesërisht rimorkia e cila ishte e  ngarkuar me letër kartona ambalazhi.

Dëme në njerëz nuk ka vetëm dëme materiale.

Grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat