Kreditë e buta nisin në vjeshtë

Shqipëria

Kreditë e buta nisin në vjeshtë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 23:15
Ilustrim

Programi i kredive të buta do të rihapet në vjeshtë. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë sqaron se në fokus të programit do të jenë çiftet dhe familjet e reja si dhe nënat kryefamiljare.

Aplikimet për kreditë e buta në kryeqytet do të nisin në vjeshtë. Bashkia Tiranë nuk ka ende një datë për rihapjen e këtij programi, por edhe këtë vit kriteret do të jenë të njëjtat. Nënkryetarja e Bashkisë, Anisa Ruseti, shpjegon se fokusi do të jetë tek çiftet dhe familjet e reja.

Anisa Ruseti: Kemi përmbyllur me sukses dhënien e kredisë për 1000 familje të reja dhe jemi duke biseduar me qeverinë për ta përsëritur edhe njëherë këtë program për të gjithë qytetarët e Tiranës. Kriteret do të jenë të njëjta me ato që kemi pasur si grupe prioritare duke i dhënë më shumë fokus çifteve të reja, familjeve të reja, nënave kryefamiljare që do të kenë mundësinë të kenë shtëpinë e tyre të parë në bashkinë Tiranë.

Ndërsa për ata që nuk mund të përballojnë këstin e kredisë së butë, Bashkia ofron të tjera programe për strehimin social.

Anisa Ruseti: Për të gjithë familjet që e kanë të pamundur të mbulojnë këstin e kredisë, por ndërkohë kanë nevojë për një banesë të tyre, ne u ofrojmë bonusin e qirasë që në disa raste arrin në100% të vlerës së tregut dhe sigurisht programi i banesave sociale ku qiraja që paguhet për këto banesa është shumë më minimale se ajo që do të duhet të paguanin në tregun e lirë.

Nënkryetarja Ruseti shprehet se në vëmendje të Bashkisë do të jenë edhe qendrat sociale si dhe shërbimi për personat që frekuentojnë këto ambiente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat