Kusari: Erion Veliaj politikani i parë në botë që refuzoi të na takojë. Do t’i tregojmë botës se çfarë Kryeministri ka Shqipëria

Shqipëria

Kusari: Erion Veliaj politikani i parë në botë që refuzoi të na takojë. Do t’i tregojmë botës se çfarë Kryeministri ka Shqipëria

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:50
Flutura Kusari

Këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Flutura Kusari, thotë se qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë nga sugjerimet e organizatave ndërkombëtare të medias lidhur me paketën antishpifje.

E ftuar në RTV Ora, Kusari tha për gazetaren Beti Njuma se do të bëjnë çdo gjë për të penguar miratimin e këtij projektiligji por nëse kalon atëherë ka dhe një plan B.

Kusari gjithashtu shpreh shqetësimin e saj se politikanët më të fuqishëm, ndër to Rama dhe Veliaj, kanë refuzuar të takohen me misionin e tyre për lirinë e medias.

“Nëse kalon ne do të sigurohemi që ndërkombëtarisht të gjithë ta dinë se çfarë ligjesh kalon Rama. Për politikanët si Rama dhe në përgjithësi politikanët në Ballkan është shumë me rëndësi fytyra apo imazhi ndërkombëtar, ne aty mund ta godasim dhe do t’ja bëjmë të qartë dhe globalisht se çfarë kryeministri ka Shqipëria.

Jemi të shqetësuar me faktin se një nga politikanët më të fuqishëm në Shqipëri, Erion Veliaj, ka refuzuar të takohet me misionin tonë. (Misioni për lirinë e medias që erdhi në Tiranë 18-21 qershor) Nuk ka na ka ndodhur në asnjë shtet tjetër që një politikan që i bën kërkesë të takohet me ne me na refuzu, për arsye që ne nuk i dimë sepse nuk na i ka bërë të qarta.

Ndërsa jemi takuar me Edi Ramën. Jo vetëm që e ka mbrojtur idenë se ka të drejtë ti quajë gazetarët kazan etj,  por e pasur shumë të vështirë të pranojë se qasja e tij është gabim. Ka dhënë disa premtime se do të ketë kujdes te legjislacioni, por ne nuk jemi duke parë se premtimet që ka bërë është duke i mbajtur”, shprehet Kusari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat