Ministri Cakaj: Raporti OSBE/ODIHR më shumë kritik për opozitën, me rëndësi rifillimi i një dialogu politik

Shqipëria

Ministri Cakaj: Raporti OSBE/ODIHR më shumë kritik për opozitën, me rëndësi rifillimi i një dialogu politik

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:32
Gent Cakaj

Në një deklaratë për shtyp, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj reagoi rreth raportit të OSBE/ODIHR sipas të cilit, pavarësisht interpretimeve të ndryshme që i janë bërë raportit gjatë këtyre ditëve, më së shumti tonet kritikuese të tij rëndojnë mbi opozitën.

Sipas Cakajt, më me rëndësi se tregtia me lajmet e rreme dhe keqinformimi mbi rezultatet e raportit në fjalë është nisja e një dialogu politik.

“Këto ditë, në qarqe të ndryshme politike dhe mediatike është diskutuar rreth përmbajtjes së raportit të OSBE/ODIHR. Ka ekzistuar një përpjekje për të keqpërdorur referenca të ndryshme ndërkombëtare përpara opinionit vendor” deklaroi Cakaj.

Sipas ministrit është me rëndësi çelja e bashkëbisedimit politik me qëllim adresimin e shqetësimeve në raportin e ODIHR- it.

“Procesi zgjedhor në Shqipëri ishte i lirë, demokratik dhe i njohur ndërkombëtarisht,” u shpreh Cakaj.

Më tej vazhdon:

“Raporti i ODHIR- it e cilëson sjelljen e PD dhe LSI- së përsa i përket goditjes së godinës së kryeministrisë si të dhunshme. Jemi ekspozuar nga një dhunë vandaliste para dhe pas procesit zgjedhor. Këtë e thotë edhe raporti. Madje kemi pasur tentativa për bllokim të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE,” përfundoi Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat