Komisioni Hetimor/ Konfirmohet prania e Metës në Parlament, zbulohet ora e saktë se kur pritet të dëshmojë

Shqipëria

Komisioni Hetimor/ Konfirmohet prania e Metës në Parlament, zbulohet ora e saktë se kur pritet të dëshmojë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:33
Ilir Meta

Është konfirmuar prania e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ditën e hënë në Parlament për të dëshmuar në Komisionin Hetimor “Mbi kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Shqipërisë, në kuadër të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi ka bërë me dijeni edhe orën e  saktë në të cilën Meta do të jetë në Parlament, ekzaktësisht në 09:59.

“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament. Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se: Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament”, shkroi Blushi.

Ju kujtojmë se dy ditë më parë, Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Ulsi Manja i dërgoi Metës një shkresë, ku e ftonte kryetarin e shtetit të fliste mbi rrethanat e objektit të hetimit që ka nisur ndaj tij.

Nga ana tjetër, presidenti kish’ konfirmuar kohë më parë se do të shkonte në rast se e thërrisnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat