Sot LSI feston 15-vjetorin. Fton edhe kundërshtarët

Shqipëria

Sot LSI feston 15-vjetorin. Fton edhe kundërshtarët

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:36
LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim këtë të premte feston 15-vjetorin e themelimit. Drejtuesja e kësaj partie, ka ftuar të gjithë miqtë që të jenë të pranishëm në festën, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në orën 18:00.

Ftesa janë shpërndarë jo vetëm për themeluesit, por edhe për kontribuuesit ndër vite, miqtë, aleatët, apo edhe njerëzit e medies, por ajo që bie në sy është se Monika Kryemadhi nuk  ka harruar “kundërshtarët” politike. Ndërkohë, Kljada Gjosha, një nga anëtaret e kësaj partie ka bërë një postim në Facebook me rastin e 15 vjetorit të themelimit të LSI-së.

Postimi i Klajda Gjoshit:

15 Vjet LSI! 15 vite sakrificë dhe shpresë!

LSI lindi si parti e kauzave dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Emri i saj e mishëron këtë prioritet më mirë se çdo gjë tjetër.

Në një kohë kur partitë e mëdha zotëronin plotësisht monopolin e arenës politike, shpirti rinor, energjik dhe atdhetar i përfaqësuesve politik të LSI, ka thyer çdo mit, çdo tabu, çdo mentalitet, për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë!

Sot LSI mban flamurin e rinisë, të familjes, të vlerave dhe kauzave të mëdha dhe do të vazhdoj këtë mision me pasionin më të madh për të ndërtuar Shqipërinë europiane, Shqipërinë që duan dhe ëndërrojnë qytetarët e saj!

Gëzuar 15 Vjetorin LSI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat