Masakra e Selenicës, jepet vendimi për Ritvan Zykajn

Shqipëria

Masakra e Selenicës, jepet vendimi për Ritvan Zykajn

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 13:45
Ritvan Zykaj

Gjykata ka vendosur burgim të përjetshëm për Ritvan Zykaj, i cili vrau 8 të afërmit e tij.

Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 gusht të 2018-ës në fshatin Resulaj të Selenicës.  Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, të afërm të tij, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Ndërkohë, pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat dhe u kap nga policia gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 gushtit. 

Pasi kreu vrasjet makabre, autori më pas kishte filmuar viktimat dhe ia kishte dërguar videon kushëririt të tij. Shkak i krimit të rëndë ishte bërë një zënkë me një nga gratë që mbeti viktimë për shkak të disa pulave.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat