Panariti: Pushteti ka nevojë për rotacion, ndodhemi qartazi në një proces të kriminalizuar

Shqipëria

Panariti: Pushteti ka nevojë për rotacion, ndodhemi qartazi në një proces të kriminalizuar

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 16:14
Edmond Panariti

Në një bashkëbisedim në emisionin “Top Talk”, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti foli rreth situatës politike në vend dhe sipas tij, nevojës së pushtetit për rotacion.

“Pushteti ka nevojë për rotacion, tashmë ne ndodhemi qartazi në një kriminalizim të një procesi qoftë në rangje qeverisëse, qoftë në proceset zgjedhore, dosjet e famshme por dhe praktikisht, edhe pas votimeve të 30 qershorit , të cilat sipas meje janë totalisht ilegjitime, sepse nuk ka patur datë për 30 qershorin, ka patur vetëm një datë të re të dekretuar nga presidenti i republikës dhe ato prodhuan një establishment, i cili po del i inkriminuar duke filluar që nga kryetari i zgjedhur i bashkisë së Shkodrës  dhe tashmë në proces largimi është edhe ai i Vorës, çfarë tregon që publikisht këtu kemi një problem të rëndë  që ka të bëjë jo thjesht me keqqeverisjen por dhe me depërtimin e elementëve të inkriminuar”, deklaroi Panariti.

I pyetur rreth faktit që dikur, LSI ishte në koalicion me Partinë Socialiste, për të ndryshuar më pas krah duke shkuar drejt së djathtës, në një kohë kur Basha dhe Meta shpreheshin se nuk do të kishte kurrë bashkëpunim mes tyre, Panariti u përgjigj kështu:

“Unë nuk do të merrem me humoret apo me batutat personale apo individuale që politika i prodhon kohë pas kohe, sepse koalicionet nuk ndërtohen mbi bazën e perceptimeve apo deklaratave individuale , humoret politike janë humore politike, janë të rëndësishme por nuk janë vendimtare. Ne jemi të gjithë njerëz, që në momente të veçanta, të irrituar ndoshta nga një pozicion jo fort komod i partnerit nuk përmbahemi dhe lëshojmë ato që nuk duhen thënë. Unë mendoj që një koalicion ndërtohet mbi bazën e disa principeve , nëse u mbahemi këtyre principeve, unë mendoj që opozita tashmë i ka të çimentuar dhe është njësuar në disa princiope për të ndërtuar këtë koalicion, pavaarësisht se dhe aty ka humor, po të shohësh edhe brenda koalicionit, ka perceptime të ndryshme, por për aq kohë sa u mbahemi disa princiopev, atëherë kjo është baza e ndërtimit të një koalicioni”, deklaroi ish- ministri.

Përsa i përket cilësimit që shpesh i bëhet LSI- së si parti klienteliste, e cila krijoi një elektorat duke futur njerëz me bursa nëpër shkolla, pastaj duke i punësuar e duke krijuar nje brez që tashme e ka si kontigjent të anëtarësisë së saj, Panariti tha:

“Kjo është një fabul që e kanë krijur forcat e mëdha politike, ne nuk e mohojmë që kemi ndihmuar dhe promovur brezin e ri, por nuk është e vërtetë që kemi shpërndarë bursa, aty ka patur një mekanizëm selektiv, ku të gjithë anëtarët e LSI-së, apo të partive të tjera, por dhe pa parti kanë konkurruar mbi bazën e ligjeve dhe kritereve të një shteti demokratik dhe sigurisht në qoftë se ka fituar nuk mund ta paragjykojmë që ka qenë anëtar i LSI- së.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat