Gjykata lë në burg sekserët e kredive mashtruese/ “Hajdutët e Besës janë jashtë”

Shqipëria

Gjykata lë në burg sekserët e kredive mashtruese/ “Hajdutët e Besës janë jashtë”

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 16:26
Radha e familjarëve që shpërthyen në hyrje të Gjykatës.

Me kërkesën që ta lejonin të kthehej tek fëmijët njëra nga të dyshuarat për skemë mashtruese dhe piramidale hodhi akuza ndaj Gjykatës për çështjen e fondit “Besa”.

“Të gjithë ata që vodhën janë jashtë”, tha mes lotëve Driza e cila edhe pse u tregua e gatshme të tregonte emrat e mashtruesve, ajo u la nën masën arrest me burg.

Proçesi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe për abuzimin me fondin “Besa” ngeli në paraburgim drejtoresha, Albana Imami dhe oficeri i kredisë, Mihal Hanxhari.

Pas pikëpyetjeve që ngritën vetë të akuzuarit qe këmbëngulin se janë mashtruar, ishte radha e familjarëve që shpërthyen në hyrje të Gjykatës.

Nga gjashtë të ndaluar ne paraburgim mbetën tre persona mes tyre edhe drejtoresha Imami, e cila nuk u paraqit në Gjykatë. Prokuroria thotë se shtetasve të ndryshëm u janë marrë rreth 1.7 milionë euro jashtë sistemit bankar pra me përqindje, ndërkohë që përmes një skeme mashtruese janë dhënë fiktivisht kredi nga fondi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat