Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Helmes në aksin Korçë – Ersekë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej tyre një minibus i linjës Ersekë-Tiranë.
Disa prej personave të përfshirë në këtë aksident kanë pësuar dëme të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon mbi zbardhjen e këtij aksidenti.