Gjata: Cakaj, edhe është Ministër, edhe nuk është. Dreqi si merr vesh "socrralistët"!

Shqipëria

Gjata: Cakaj, edhe është Ministër, edhe nuk është. Dreqi si merr vesh "socrralistët"!

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:32
Pamje nga takimi

Teksa Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri përgjegjëse opozitën për problemet e evidentuara në raportin e OSBE-ODIHR për 30 qershorin,  sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, i ftuar në RTV Ora nuk preferon të replikojë në distancë me të dhe për këtë këtë ka këtë argument.

Gjata: E kam vështirë të flas për zotin Cakaj, i cili edhe është edhe nuk është Ministër i Jashtëm. Edhe është në detyrë, edhe nuk është në detyrë. Dreqi si merr vesh këta socrralistët, si quhen rilindasit, me kompetencat dhe detyrat që kanë, edhe janë Ministra, edhe nuk janë Ministra. Por edhe ndonjë fare vlere të madhe personale, apo ndonjë personalitet i madh i shquar me të cilin mund të debatohet dhe në distancë nuk është.

Gjata problemin kryesor e sheh të kryeministri Rama dhe jo ata që ai i quan figurantë të vendosur prej tij në qeveri.

Gjata: Problemi është te një person, një grup i ngushtë rreth këtij personi që është Edi Rama. Nuk qeveris por thjesht sundon, vjedh dhe blen zgjedhje dhe bashkëpunon me krimin e organizuar, jep mbështetje dhe merr përfitime nga krimi i organizuar, pastron paratë me oligarkët. Ky është problemi i madh, çfarë Gent Cakaj? Janë kot, figurina që i vendos Edi Rama që as vetë nuk e dinë që u gdhinë një ditë të bukur edhe Ministra, edhe jo Ministra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat