Spiropali - Vokshit: Albana do përgjigjet në Gjykatë për akuzat e saj trashanike - Bota Sot
Spiropali - Vokshit: Albana do përgjigjet në Gjykatë për akuzat e saj trashanike

Shqipëria

Spiropali - Vokshit: Albana do përgjigjet në Gjykatë për akuzat e saj trashanike

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:38
Elisa Spiropali

Ministrja e Marrdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetes demokrate, Albana Vokshi, e cila tha se “propaganda antiopozitare e Edi Ramës, përmes elisave të tij, nuk e ndryshojnë dot të vërtetën Nr.1 se pa zgjedhje të lira cce të ndershme nuk ka hapje të negociatave”.

Në një postim në facebook, Spiropali shkruan se “banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës”.

Sipas saj “Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...