Vokshi: Pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka hapje të negociatave

Shqipëria

Vokshi: Pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka hapje të negociatave

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:46
Albana Vokshi

“Shpifjet dhe propaganda anti-opozitare nuk e ndryshojnë dot të vërtetën nr.1 se pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka hapje të negociatave”, shprehet deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Vokshi vijoi se “shpifjet dhe propaganda anti-opozitare nuk ndryshojnë dot as të vërtetën Nr.2 se OSBE/ODIHR konfirmoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje demokratike”.

“E vërteta Nr. 3 është se Elisa Spiropali e di se me një drejtësi të pavarur hajdutja e 5 milion eurove në dogana, përfundon në burg, njësoj si shefi i saj politik i bandave”, deklaroi Vokshi.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi përfundoi se, “bashkë me shqiptarët, ne nuk do ta lejojmë ta çojë edhe Shqipërinë në humnerën ku po bie vetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat