Sahit Dollapi: Vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore - Bota Sot
Sahit Dollapi: Vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore

Shqipëria

Sahit Dollapi: Vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 06:56
Sahit Dollapi

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi gjatë një interviste me Alfons Zenelin në Shijak TV tha se PD është gati të përballet në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale.

Dollapi tregoi se gushti ishte një muaj i një pune voluminoze për të forcuar fizionimë elektorale të PD.

Dollapi: PD ka një strukturë gjigande me 71 degë brenda vendit, 6 degë jashtë vendit, 872 grupseksione dhe mbi 5700 seksione, që korrespondojnë me qendrat e votimit dhe ku është bërë një lunë kolosale për një organizim më të mirë, për identifikimin e çdo resursi dhe aktivizinin në çdo kohë për përballjen elektorale. Qëllimi kryesor i kësaj pune të jashtëzakonshme është përgatitja e partisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Në synojmë që këto të jenë zgjedhje të lira e të ndershme, ku përballja të jetë për alternativën më të mirë dhe jo për të fortin, kriminelin apo banditin e rradhës.

Referuar raportit të OSBE/ODIHR-it, Dollapi theksoi se zgjidhja e vetme që vendi të mos shkojë drejt humnerës ekonomike dhe politike janë zgjedhjet e mira e të ndershme. Sipas tij vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore.

Dollapi: Kjo qeveri, që i ka bërë vendit dëme të mëdha, duhet të marrë fund. Vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, që t’u garantojë shqiptarëve të drejtën themelore për të zgjedhur vetë qe qerinë që duan. Në çdo kohë që kjo të vijë, PD dhe strukturat e saj janë gati të ndezin motorrët e fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...