Prostitucion, përdhunim dhe trafik, kush është i arrestuari në Lezhë i dënuar në Itali

Shqipëria

Prostitucion, përdhunim dhe trafik, kush është i arrestuari në Lezhë i dënuar në Itali

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Arrestohet nga policia një 47-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane i dënuar me 12 vite burg për disa vepra penale. 47 vjeçari me disa identitete të ndryshme ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Forcat policore të Komisariatit Kurbin në bashkëpunim më Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit “JAD” në luftën antitrafik ndërkombëtar, kapën shtetasin me disa identitete të ndryshme, identiteti i fundit Kastriot Marku, 47 vjeç, banues në Kurbin.

Marku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat