Prokuroria kërkon burg për 14 nga 15 biznesmenët e arrestuar, krijuan skemën e vjedhjes me TVSH

Shqipëria

Prokuroria kërkon burg për 14 nga 15 biznesmenët e arrestuar, krijuan skemën e vjedhjes me TVSH

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 13:11
Foto

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për 15 biznesmenët e arrestuar për skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar. Gjyqtarja Ardiana Bera do të caktojë masën e sigurisë për të arrestuarit. Prokurore e çështjes është Elisabeta Ymeraj.

15 biznesmenët e arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, të cilët dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, rezultojnë të jenë aksionerë dhe pronarë të disa kompanive, që kanë përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave.

Gjatë seancës, prokurorja Imeraj deklaroi se “hetimi lidhet me deklarimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve në organet tatimore. Të dyshuarit kanë krijuar skemë mashtrimi.” Ajo shtoi se nga ana e Prokurorisë po kryehet një hetim i detajuar edhe ndaj të dyshuarve të tjerë.

Edhe drejtoria e Hetimit Tatimor ka deklaruar se “BTI”, “UniService”, “EBA Ndërtim”, “Banis shpk” dhe “Aleni shpk” dyshohet se kanë konsumuar veprën e krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimet.

Nga 15 të arrestuar, Prokuroria kërkoi arrest me burg për 14 prej tyre, vetëm për Shkëlqim Prodanin kërkoi “arrest shtëpie”.

Prokuroria ka kërkuar për:

Shkëlqim Prodani, arrest shëpie

Besnik Pelivani, arrest me burg

Astrit Lala, arrest me burg

Haxhi Sala, arrest me burg

Alber Ahmeti, arrest me burg

Ardian Bejko, arrest me burg

Mhill Ndreca, arrest me burg

Shpresa Joanidhi, arrest me burg

Fatmir Firi, arrest me burg

Paqsor Buzi, arrest me burg

Vangjush Mbirce, arrest me burg

Rabi Kurti, arrest me burg

Riza Roshi, arrest me burg

Rrapo Baduni, arrest me burg

Vasil Korita, arrest me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat