Shëngjin/ Gjendet i braktisur në mes të detit jahti luksoz, dyshimet e para

Shqipëria

Shëngjin/ Gjendet i braktisur në mes të detit jahti luksoz, dyshimet e para

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:12
Ilustrim

Një jaht luksoz i braktisur është gjetur në rrethana të paqarta nga policia kufitare në thellësi të detit.

Jahti pasi u gjet, është ankoruar në portin e Shëngjinit.

Në jaht janë gjetur dokumente dhe pasaporta e  një shtetasi turk, i moshës 53 vjeç.

Jahti me flamur turk doli nga porti i Tivarit ditën e djeshme, por ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e braktisjes së tij.

Paraprakisht dyshohet se jahti është vjedhur dhe më pas është braktisur në det.

Kapiteneria e Përgjithshme Shqiptare ka kontaktuar homologët turq për verifikimet e mëtejshme.

Në Turqi është denoncuar një jaht i vjedhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat