PD: Ndryshimi i ligjit të qeverisjes vendore, grabitja më e rëndë e pronës publike - Bota Sot
PD: Ndryshimi i ligjit të qeverisjes vendore, grabitja më e rëndë e pronës publike

Shqipëria

PD: Ndryshimi i ligjit të qeverisjes vendore, grabitja më e rëndë e pronës publike

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:46
Dhurata Çupi

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se me rrëzimin e dekretit të Presidentit për ligjin e qeverisjes vendore, i hap rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjesht të votave në Kuvend.

Ish-deputetja, Dhurata Çupi, tha se ndryshimi i ligjit të pushtetit lokal që zhbën shumicën e cilësuar për tjetërsimin e pronave, është grabitja më e rëndë me ligj e pronës së bashkive.

Dhurata Çupi: Neni 54 detyronte dakortësinë me shumicë të cilësuar të të gjitha forcave politike në këshill për të garantuar që prona e tjetersuar apo e dhënë në përdorim do të kishte impakt për qytetin dhe nuk ishte abuziv dhe korruptiv. Vendimi për t’i shkuar deri në fund ndryshimit të ligjit të qeverisjes vendore është grabitja më e rëndë me ligj e pronës publike.

Sipas Partisë Demokratike, heqja e shumicës së cilësuar pë tjetërsimin e pronave shkon paralel me një ligj tjetër korruptive, atë Korporatës së Investimeve, që u rrëmben pronat bashkive për t’ua dhënë pa garë klientëve të Ramës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...