“Makthi” i ujërave të zeza në Drithas, banorët i frikësohen përhapjes së infeksioneve - Bota Sot
“Makthi” i ujërave të zeza në Drithas, banorët i frikësohen përhapjes së infeksioneve

Shqipëria

“Makthi” i ujërave të zeza në Drithas, banorët i frikësohen përhapjes së infeksioneve

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:56
Drithas

Në fshatin Drithas të Maliqit banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për të zgjidhur problemin 20 vjeçar të ujërave të zeza. Ata i frikësohen përhapjes së infeksioneve ndërsa thonë se jo të pakta kanë qnëë rastet kur kanë pasur probleme shëndetësore.

Kanalet e hapura të ujrave të zeza mbeten një shqetësim i pazgjidhur prej afro 20 vitesh në fshatin Drithas të Maliqit. Banorët thonë se e kanë ngritur zërin disa herë për këtë problem, por mungesa e fondeve është e vetmja përgjigjja që kanë marrë nga Bashkia.

"Ka ardhur bashkia, e bëri deri këtu, këtu tha nuk kemi më fonde. Na e la kanalin zbuluar."

Përpos aromës së rëndë që u duhet të durojnë ata i frikësohen përhapjes së infeksioneve, ndërsa thonë se jo të rralla kanë qënë rastet kur fëmijët kanë shfaqur probleme shëndetësore.

"Me bark, me të vjella, tërë fëmijët të sëmurë janë."

"Nuk hapim dot dritaret."

Ndër të tjera banorët shprehen se në fshat mungojnë investimet ndërsa apelojnë që përfaqësuesit e pushtetit vendor të mbajnë premtimet që kanë bërë gjatë fushatave elektorale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...