Procesi për shkarkimin e Presidentit, PD: Opozita do të takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias

Shqipëria

Procesi për shkarkimin e Presidentit, PD: Opozita do të takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:27
Partia Demokratike

Partia Demokratike është shprehu se përfaqësuesit e PD dhe LSI do të takohen me delegacionin e Komisionit të Venecias me 10 shtator në orën 08:00 në ambientet e hotel “Rogner”.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, PD shprehet se përfaqësuesi i saj do të jetë Oerd Bylykbashi dhe nga radhët e LSI do të jetë Klajda Gjosha.

Më herët në disa media u fol se delegacioni nuk do të takohej me opozitën e cila ndodhej jashtë Kuvendit.

“Lidhur me lajmin e mberritjes se eksperteve te Komisionit te Venecias ne Shqiperi, disa media, duke iu referuar nje axhende te paperditesuar, kane njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do te takohet me opoziten. Ne te vertete, takimi me PD dhe LSI eshte planifikuar te jete ne 10 Shtator, ora 08.00, ne Rogner. Perfaqesues te opozites ne takim do te jene Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”-njofton zyra e shtypit në PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat