Motori i shqiptarit përplaset me makinën dhe merr flakë, dalin pamjet

Shqipëria

Motori i shqiptarit përplaset me makinën dhe merr flakë, dalin pamjet

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një motor është përplasur me një automjet dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Motori po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin kur është goditur nga makina. Fatmirësisht drejtuesi i motocikletës nuk ka pësuar dëme të rënda, përfshi këtu dhe drejtuesin e makinës. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët kanë fikur flakët e motorit. Policia ka nisur hetimet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat