Vasili: LSI është goditur nga PD dhe PS

Shqipëria

Vasili: LSI është goditur nga PD dhe PS

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 23:33
Petrit Vasili

I-sh-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka folur në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Gjatë një interviste në oranews, Vasili është shprehur se PS dhe PD nuk mund ta përdorin LSI, pavarësisht se ka bashkëpunuar me këto parti.

Ai shton se gjatë viteve LSI është goditur vazhdimisht nga PD dhe PS, por asnjëra nuk ka mundur që të ndikojë në objektivat e LSI.

“Po të kishte qenë në sqetullën e dy partive kryesore politike do të kishte mbaruar si forcë politike, nuk ka qenë nën sqetullën e tyre, nuk ika qenë kurrë pronën e askujt, ka qenë pronë e mendimit të lirë, ideve dhe personalitetit të saj. Përkundër kësaj është gjendur si sanduiç e goditur nga dy forcat e tjera, ka bashkëpunuar me to, ka pasur beteja shumë të forta me to. Gjithë kjo përjashton kategorisht mënyrën dhe mundësinë që dikush ndonjëherë të ketë nën sqetull LSI. As ka ndodhur as nuk do të ndodhë. Nuk është kjo LSI.Partitë në Shqipëria që janë krijuar dhe futur nën sqetullën e partive të mëdha janë asimiluar dhe kanë vdekur, nuk ekzistojnë më. LSI është themeli dhe arsyeja e tripolatitetit shqiptar,”-është shprehur Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat