Top Channel bie viktimë e Jurgen Klopp-it të rrejshëm, e citon për ndeshjen e Kosovës

Shqipëria

Top Channel bie viktimë e Jurgen Klopp-it të rrejshëm, e citon për ndeshjen e Kosovës

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 00:16
Top Channel

Mediumi më i madh në Shqipëri, Top Channel, ka rënë viktimë e faqes së rrejshme të trajnerit të Liverpoolit, Jorgen Klopp.

Një faqe e cila nuk është faqja zyrtare e trajnerit, Klopp, ka uruar Kosovën, për ndeshjen e fituar ndaj Çekisë, me rezultat 2 me 1.

Top Channel, ka cituar atë duke shkruar në titull fjalët e Klopit të rrejshëm “Nëse më pyesni ç’është futbolli, ju tregoj Kosovën”.

Mirëpo këtë shkrim Top Channel e ka fshirë, pas pak minutash.

Viktimë e këtij lajmi të rrejshëm ka rënë edhe Petrit Selimi, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat