Humbja me Francën/ Shpërthejnë shqiptarët: Edi Ik!

Shqipëria

Humbja me Francën/ Shpërthejnë shqiptarët: Edi Ik!

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 07:59
Shpërthejnë shqiptarët: Edi Ik!

Shqipëria është mundur nga Franca me rezultatin 4-1. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje të dobët, duke pësuar gol që në minutën e tetë.

U panë probleme të theksuara në të gjitha repartet, ndërsa ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps dominoi në çdo ambjent.

Për fat të keq, Shqipëria nuk gjuajti asnjëherë në portën e Hugo Lloris deri në momentin kur arbitri i ndeshjes akordoi penallti, e cila u kthye në gol nga Sokol Cikalleshi.

Me të përfunduar ndeshja, në rrjetet sociale kanë shpërthyer postime, mes të cilave disa që kanë edhe konotacion politik brenda.

Trajneri aktual i Kombëtares mban të njëjtin emër me kryeministrin Edi Rama, ndaj dhe nuk kanë munguar thirrjet e shqiptarëve për largimin e të dyve.

Image

Kush do të largohet i pari? Njëri është në duart e FSHF-së, tjetri në duart e shqiptarëve dhe jo vetëm... 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat