Misteri i jahtit luksoz në Shëngjin/ Detaj i ri nga zhdukja e biznesmenit turk

Shqipëria

Misteri i jahtit luksoz në Shëngjin/ Detaj i ri nga zhdukja e biznesmenit turk

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:55
Sevgin Yavuz

Mbi misterin e Shëngjinit, në bregun e të cilit u pikas mbrëmjen e së shtunës një jaht luksoz, ku brenda tij u gjet pasaporta e biznesmenit të njohur turk, 31-vjeçarit Sevgin Yavuz është mësuar një detaj i ri.

Bëhet me dijeni se Yavuz ka dalë i vetëm me jaht nga porti i Tivarit, ku thuhet se  u nis për pushime në Adriatik.

Teksa policia është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Turqia, hamendësimet mbi arsyen e braktisjes dhe zhdukjes së 31-vjeçarit janë nga më të ndryshmet, nga skenari i një rrëmbimi të mundshëm te ideja se jahti mund t’i ketë ikur Yavuz- it.

Autoritetet ende nuk kanë një panoramë të plotë rreth ngjarjes në fjalë, aktivitetit të biznesmenit dhe kontakteve të tij të fundit para se të zhdukej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat