Greqia nuk do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Shqipëria

Greqia nuk do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:39
Greqia nuk do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Kryeministri grek Kirjakos Mitsotakis ka deklaruar të dielën në një konferencë për shtyp se Greqia nuk do ta mbështesë hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Greqia nuk do të japë konsensusin e saj për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë nëse unë personalisht nuk shoh marrjen e masave praktike kundër diskriminimit të minoritetit grek në vend”, ka deklaruar Mitsotakis.

Kreu i qeverisë greke ka theksuar se e ka trajtuar këtë çështje gjatë kontakteve që ka patur me liderët europianë si Emmanuel Macron, Angela Merkel dhe Mark Rute, përpara mbajtjes së debatit në Këshillin Europian në Tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat