Meta me prova në Kuvend? Presidenti sot në orën 09:59 në këmbë drejt Komisionit Hetimor

Shqipëria

Meta me prova në Kuvend? Presidenti sot në orën 09:59 në këmbë drejt Komisionit Hetimor

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:07
Ilir Meta

Ora 09 e 59 e kësaj të hëne do të shënojë edhe kulmin kur kreu më i lartë i shtetit, Presidenti i Republikës do të trokasë në derën e kryesisë së Kuvendit për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.

Burimet të RTV Ora bëjnë me dije se Presidenti do te shoqërohet nga një staf shume i ngushtë i këshilltarëve më të afërt. Burimet bëjnë më dije se Kreu i Shtetit do të ecë në këmbë nga zyra e tij drejt kryesisë së Kuvendit. 

Por ajo që do jetë interesante në dëshminë e tij pritet të jetë fakti se sipas burimeve, Kreu i Shtetit do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë. 

Ministria e Drejtësisë është një nga institucionet që e ka barë këtë duke mos botuar në Fletoren Zyrtare datën 13 tetor. Po kështu edhe anëtarët e PS në KQZ që nuk e morën parasysh as anulimin e datës 30 qershor dhe as datën e dytë 13 tetorin.

Kjo është shkresa që kuvendi ka publikuar dhe ku shihet qartë se e vetmja pikë ku komisioni hetimor do të qëndrojë gjatë është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës së Shqipërisë .

Fill pas mbledhjes së Komisionit javën që lamë pas Kreu i Shtetit garantoi se do të merrte pjesë për të dëshmuar para deputeteve të PS që kërkojnë shkarkimin e tij.

Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Komisioni ka marrë në ndërkohë përgjigjet e disa institucioneve të cilave ai është drejtuar, por duket se vendimtar do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias delegacioni i të cilit mbërrin në Tiranë ditën e martë dhe ku në vizitën dy ditore do të ketë kohë për tu takuar edhe me Kreun e Shtetit.

Opinioni i Komisionit të Venecias, duket se do të jetë përfundimtar në vendimin e Komisionit Hetimor por duke se vendimmarrje e të cilit do të shkojë përtej 8 tetorit dhe ndoshta për arsye se Komisioni i Venecias në praktikën e tij vonon në përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat