Largimi i Bogdanit, Harxhi kritika Bashës: PD po tkurret, do ringrihet nga një lidership i ri

Shqipëria

Largimi i Bogdanit, Harxhi kritika Bashës: PD po tkurret, do ringrihet nga një lidership i ri

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:47
Edith Harxhi

Ish-zv.ministrja e Jashtme, Edith Harxhi ka reaguar për dorëheqjen e Gerti Bogdanit nga detyra e sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. E njohur si kritike e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Harxhi nuk i ka kursyer akuzat as pas dorëheqejs së Bogdanit.

Harxhi thotë se PD po tkuret çdo ditë nga vizioni i kryetarit të marrëveshjeve okulte, siç e quan ajo Bashën, dhe thotë se partia më e madhe opozitës do ringrihet vetëm nga një lidership i ri.

“Largimi i Gerti Bogdanit nga detyra e rëndësishme për politikë të jashtme në PD, tregon se PD po tkurret çdo ditë e më shumë dhe vizioni i Kryetarit të marrëveshjeve okulte është ai i kthimit të PD në OJQ. PD do ringrihet dhe vetëm një lidership i ri e shkul qeverinë me themel”, shprehet Harxhi.

Edith Harxhi ka qenë edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, për t’u larguar pas përplasjeve të vazhdueshme me kryetarin Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat