Hera e parë në histori e një Presidenti në Komisionin Hetimor, të parët mbërrijnë këshilltarët

Shqipëria

Hera e parë në histori e një Presidenti në Komisionin Hetimor, të parët mbërrijnë këshilltarët

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 09:58
Të parët mbërrijnë këshilltarët

Në Kryesinë e Kuvendit gjithçka është gati për nisjen e Komisionit Hetimor ku për pak minuta pritet të mbërrijë për t’u marrë në pyetje Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një President paraqitet përpara një Komisioni Hetimor.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ndodhet në Kryesi dhe raporton se të parët që kanë mbërritur janë katër këshilltarët e presidentit. Ata do e shoqërojnë Metën gjatë seancës përballë deputetëve të mazhorancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat