Fermerët në Divjakë humbasin paratë, shalqiri nuk shitet

Shqipëria

Fermerët në Divjakë humbasin paratë, shalqiri nuk shitet

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:17
Shalqiri nuk shitet

Gazmend Pirra nga Kemishtaj e Divjakës pas emigrimit u kthye në vendin e tij. Ai mori disa hektarë tokë me qira dhe nis të mbjellë kultura të ndryshme bimësh për të siguruar një jetesë normale në vendlindje. Por punët nuk i ecën mirë.

Vitin e kaluar Gazmendi dështoi pasi toka e tij nuk arriti të vaditej në kohën e duhur, ndërsa këtë sezon e penalizoi mos shitja e shalqirit.

“Prodhimi nuk shitet, nuk e kam shartuar me kungull, por prapë nuk shitet”, thotë ai.

Pasi humbi shumë para, Gazmendi thotë se e vetmja rrugë është kthimi sërish në Itali.

Edhe kushëriri i tij Adem Pirra që kishte mbjellë një sipërfaqe prej 4 hektarë me shalqi pësoi humbje. Ai pret me frikë fillimin e shirave ku e vetmja gjë që do t’i mbesë është groposja e prodhimit.

Të dy fermeret kanë vendosur që vitin tjetër mos të mbjellin më asgjë, duke lene djerrë tokat e tyre dhe ato që kanë marrë me qira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat