Përplasje në Komision/ Deputeti-Metës: Kot sa e ushtroni këtë detyrë. Presidenti: Parlamentarizimi është eksperiencë - Bota Sot
Përplasje në Komision/ Deputeti-Metës: Kot sa e ushtroni këtë detyrë. Presidenti: Parlamentarizimi është eksperiencë

Shqipëria

Përplasje në Komision/ Deputeti-Metës: Kot sa e ushtroni këtë detyrë. Presidenti: Parlamentarizimi është eksperiencë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:29
Pamje nga seanca e Komisionit Hetimor ku po trajtohen pretendimet për shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta

(E plotësuar) - 

Presidenti Meta në dëshminë e tij para Kuvendit ka kritikuar ashpër si mazhorancën ashtu edhe opozitën duke thënë se të dyja palët ishin gati për konfrontim.

Presidenti përmendi më herët se kishte marrë informacione të besueshme se më 8 qershor, nga protesta e opozitës mund të kishte akte dhune. Protesta e 8 qershorit në fakt kishte pritshmëri të larta që të ishte e dhunshme.

Në nisje të saj Presidenti Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Ky vendim nga Presidenti Meta, sot në komision u komentua si qetësues për protestën. Por më 8 qershor Protesta e opozitës vazhdoi edhe pas njoftimit te presidentit për anulimin e zgjedhjeve duke çdekretuar daten 30 qershor.

Protestuesit u zhvendosen te parlamenti ku dhe u përshkallëzua situata me hedhjen e mjeteve piroteknike nga turma dhe sprapsjes së tyre me ujë dhe gaz lotësjellës nga ana e Policisë.

Pas thirrjes se Presidentit Meta për të shpërndarë protestuesit, Basha u kthye në seli ku mbajti dhe fjalimin tradicionale. Por në të njëjtën ditë politika shqiptare morri një mesazh të fortë nga faktori ndërkombëtar. Mattheë Palmer Zëvendësv, Ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA në një intervistë përmes postës elekronike thotë për Top-Channel se qëndrimet e qeverisë amerikane në raport me zhvillimet politike nga vizita e tij e fundit thotë se s’kanë ndryshuar.

Kjo është Intervista ekskluzive e zotit Palmer të cilën gazetari i Top Channel Muhamed Veliu dhe transmetuar mesditën e 8 Qershorit nga Top Channel

Mattheë Palmer: Djegia e mandateve parlamentare, bojkoti i zgjedhjeve, dhuna që kemi parë në protestat e organizuara politikisht janë, në themel, në kundërshtim me praktikat demokraike. Siç e thashë gjatë vizitës sime të fundit në prill, dhe po e përsëris për ju, partitë e opozitës duhet të kërkojnë një shteg drejt dialogut me qeverinë lidhur me reformën zgjedhore. Duhet të punojnë së bashku me autoritetet për të trajtuar rekomandimet që OSBE/ODIHR nxorën pas zgjedhjeve në vitin 2017 dhe 2015 në Shqipëri. Këto janë një numër çështjesh, përfshi blerjen e votes, kërcënimin e votuesve, si dhe praktika të tjera, të cilat duhet të trajtohen dhe reforma zgjedhore është e vetmja zgjidhje.

Mattheë Palmer në emër të qeverisë amerikane i kujton organizatorëve të protesteva se aktet e dhunës konsiderohen krime.
Mattheë Palmer: Më lejoni të jem shumë i qartë: dhuna nuk ka vend në demokraci. Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën Demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Megjithatë, përdorimi i përleshjeve fizike apo mjeteve shpërthyese si mjete proteste është jo vetëm jodemokratik, por është edhe i paligjshëm. Shënjestrimi me fishekzjarre dhe Molotov i oficerëve të policisë dhe ndërtesave publike nuk janë akte paqësore. Ata që përfshihen në aktivitete të tilla të dhunshme kryejnë krim dhe duhet të mbajnë përgjegjësi. Iu kemi bërë thirrje në mënyrë të përsëritur udhëheqësve të opozitës, sidomos Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetares së LSI Monika Kryemadhi që të dënojnë publikisht aktet e mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me hetimet që synojnë të identifikojnë autorët individualë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të rregullta dhe paqësore. Dhuna e ushtruar nga protestuesit është në kundërshtim me synimet e deklaruara të partive opozitare për të pasur një demokraci të fortë europiane.

Nga Ëashingtoni, Zëvendësvndihmës Sekretar i Shtetit Mattheë Palmer i dërgon një paralajmërim të drejtëpërdrejtë kreut të PD Lulzim Basha dhe shefes së LSI Monika Kryemadhi.
Mattheë Palmer :Dua të jem shumë i qartë me Zotin Basha, Zonjë Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore. Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të bëjnë hapa pas nga konfrontimi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv që synon t’i japë fund ngërçit politik.

I pyetur për politikanët shqiptarë që mbështesin dhe promovojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi dhunën gjatë protestave, a do të kenë pasoja nga Qeveria e SHBA, Mettheë Palmer jep këtë përgjigje.

Mattheë Palmer: Nxitja e dhunës nga kushdo është një fyerje për popullin shqiptar dhe duhet dënuar nga të gjithë. E kemi bërë të qartë kundërshtinë tonë ndaj dhunës si instrument politik. Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Unë e pyeta zotin Palmer, a po përpiqet Departamenti i Shtetit i SHBA që të negociojë në ndonjë mënyrë midis qeverisë dhe opozitës për t’i ulur në tryezën e dialogut?

Mattheë Palmer: Jo. Kemi ofruar këshillat tona të sinqerta mbi një mënyrë për të dalë nga ngërçi. Megjithatë, ka ardhur koha që udhëheqësit shqiptarë të lënë mënjanë interesat e tyre politike dhe të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk do ta negociojnë Shtetet e Bashkuara zgjidhjen për ta.
Mettheë Palmer nuk flet me emra për listën e zezë të zyrtarëve që I janë hequr vizat por thekson se SHBA do ta vijonë këtë praktikë.
Mattheë Palmer :Nuk mund të flas për hollësitë e ndonjë rasti specifik vize. Megjithatë, do të nënvizoj përkushtimin e SHBA për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për të promovuar llogaridhënie, transparencë dhe qeverisje të mirë. Kjo përfshin përdorimin e autoriteteve të caktuara për sanksione për vizat kur të jetë me vend.

Mettheë Palmer për zgjedhjet e 30 Qershorit premteon një monitorim të rreptë nga SHBA.

Mattheë Palmer : Data e zgjedhjeve është një vendim që e marrin shqiptarët dhe data 30 qershor u vendos nëpërmjet procedurave të përcaktuara të Shqipërisë. Ne kemi në plan të kemi vëzhgues zgjedhjesh nga SHBA edhe si pjesë e misionit të ODIHR edhe si pjesë tonën për të vëzhguar zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo është pjesë e punës sonë normale dhe diçka që e kemi bërë në Shqipëri prej vitit 1992.
Por a do ti njohë SHBA zgjedhjet e 30 Qershorit në një kohë kur opozita i ka bojkotuar ato dhe sa real është deklarimi kryeminisrit Rama se kush pengon zhgjedhjet nuk do të mund të hy në SHBA?

Mattheë Palmer : Kur isha në Tiranë në prill, e nxita opozitën të merrte pjesë në zgjedhje, t’ia përcillte mesazhin e saj qytetarëve, të fitonte pozicionin në qeveri, dhe pastaj ta përdorte fitoren si mjetin për të mbajtur angazhimet dhe vizionin për të ardhmen. Ishte vendimi i udhëheqësve të opozitës, dhe vetëm i tyre, që të mos regjistroheshin për zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk mund të fitosh zgjedhjet nëse qëndron jashtë tyre dhe përdorimi i bojkotit për të penguar zgjedhjet vendore të një vendi të tërë nuk ndihmon për ndërtimin e institucioneve më të forta demokratike. I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA. Ditën e zgjedhjeve, ekipet tona të ambasadës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor. Kemi në plan të shqyrtojmë raporitmet për monitorimin zgjedhor të ekipeve tona si dhe ato të ODIHR.
Përballë një krize të thellë politike A mendoni se qeveria e KM Edi Rama ka bërë mjaftueshëm për ta zgjidhur këtë krizë politike?

Mattheë Palmer :Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave dhe legjitime. Mendojmë se është diçka e pafat që opozita vendosi të largohej nga parlamenti dhe refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Po ashtu, është e pafat që partitë refuzojnë të angazhohen në dialog pa parakushte, çka e bën zgjidhjen shumë të vështirë. Deri në atë masë sa është e mundur, nxisim të gjitha partitë të kërkojnë një mënyrë për të lundruar drejt një daljeje nga ky ngërç politik.

Reforma në drejtësi thotë Mattheë Palmer për Shtetet e Bashkuara përfaqëson një rrugë përpara për popullin shqiptar drejt një të ardhmeje më të mirë, drejt një të ardhmeje europiane në paqe dhe begati, dhe një marrëdhënie llogaridhënieje midis popullit dhe qeverisë së tij.

Mattheë Palmer :Ajo është zemra dhe shpirti i të gjitha përpjekjeve për reforma këtu. Është diçka në të cilën Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë përpjekje dhe energji, diçka që e shohim si qendrore për aspiratat e Shqipërisë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Reforma në drejtësi është legjitime, kushtetuese dhe e pakthyeshme. Sigurisht që duam që SPAK dhe BKH të ngrihen dhe të funksionojnë sa më parë. E dimë që është një process i gjatë e sfidues por i nevojshëm që duhet të kryhet si duhet. Po ashtu, duam që Gjykata Kushtetuese të funksionojë normalisht, por vetingu ka treguar që ish-gjykatësit kishin treguar sjellje të korruptuar dhe problematike, dhe rruga përpara nuk mund të përfshijë kthimin tek gjyqtarët e emëruar politikisht. Së shpejti, Presidenti Meta do të ketë shansin të zgjedhë një gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese nga një listë avokatësh të kualifikuar.

***

Seanca e Komisionit Hetimor nuk po kalon pa ‘thumba’ dhe replika midis presidentit Ilir Meta dhe deputetëve. Ka qenë deputeti i opozitës, Halit Valteri (ka hyrë në Kuvend pas largimit të PD), i cili ka provokuar i pari Metën kur u shpreh se: “Dëgjova që thoni se nuk munda të ul palët. Ju jeni Presidenti i Republikës dhe në rast se nuk arrini të ulni palët politike kur keni 30 vite që bëni çorap këtë vend, atëherë mendoj që ata nuk ju marrin seriozisht dhe ju kot sa e ushtroni këtë detyrë që keni.”

Këtij provokimi, Meta iu përgjigj me ironi për Valterin: “Parlamentarizimi është edhe eksperiencë edhe përvojë.” Ai kërkoi nga deputetët me eksperiencë që të ndihmojnë me shpjegime deputetin e hyrë në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita.

Meta nxorri edhe një foto të vitit 1990 nga takimi i studentëve me liderin komunist, Ramiz Alia, ku vetë ai ka qenë i pranishëm. Meta tha se edhe Ramiz Alia i ka shtyrë zgjedhjet kur ka qenë e nevojshme dhe se nuk mund t’i kërkohej një studenti të dhjetorit që të kthehej 30 vite pas me zgjedhjet me një kandidat në 30 qershor.

***

“Kush tha se zgjedhjet lokale nuk mund të zhvilloheshin brenda muajit korrik nëse do të kishte vullnet politik? Ky ka qenë vullneti im që zgjedhjet të zhvilloheshin sa më shpejtë.” Kështu u shpreh Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Komisionin Hetimor që po shqyrton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Por sa i përket përpjekje të tij për të ulur në dialog palët përpara se të shfuqizonte datën e zgjedhjeve, Meta tha se kjo nuk u bë e mundur për shkak të dy pengesave kryesore: “Kokëfortësia e kryeministrit për të mos shtyrë 30 qershorin dhe e dyta, kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos uulur në tryezë me Ramën kryeministër.”

“Ishte një situatë e çmendur ku asnjë prej palëve nuk mbante përgjegjësi”, tha Meta, duke shtuar se ishte detyra e tij si President për të shmangur një konflikt.

***

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zbuluar disa detaje sa i përket informacioneve që kishte për trazirat e pritshme në protestën e opozitës më 8 qershor. Pak orë përpara nisjes së protestës, Meta njoftoi zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, çka shfryu tensionin midis mbështetësve të opozitës dhe policisë.

Meta tha se një informacion sekret dhe i klasifikuar bënte me dije se persona të caktuar do të shfrytëzonin protestën e 8 qershorit për të djegur Kuvendin e Shqipërisë. “Sigurisht, ky ishte një informacion i ri në këtë drejtim, por i besueshëm”, tha presidenti.

Sipas Metës, ky tension nuk do të prodhonte vetëm plagosje të protestuesve dhe policëve, por do të kishte pasoja edhe për jetët e qytetarëve.

Ai u shpreh i gatshëm ta vendoste këtë informacion në funksion të Komisionit Hetimor të Parlamentit, ku ai po dëshmon, por vetëm pasi të merret leje nga autoritetet dhe pasi të kontrollohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të Komisionit.

***

Kryetari Ulsi Manja ka çelur seancën e Komisionit Hetimor ku po trajtohen pretendimet për shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. I pranishëm në seancë është edhe presidenti Meta.

Në hryje të seancës, Manja falenderoi presidentin për pjesëmarrjen dhe theksoi se çështja që po trajtohet në Komision është e një rëndësie themelore për qytetarët dhe shtetin.

“E vetmja mënyrë që sistemi ynë qeverisës të funksionojë është respektimi i sistemit kushtetutës që kemi zgjedhur, duke hequr dotë nga vullnetet politike të çastit”, tha Manja.

Meta para hyrjes në Komision: Do jem president deri në fund të mandatit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur tashmë në komisionin hetimor.

Presidenti ka ecur në këmbë nga presidenca në drejtim të kryesisë së kuvendit.

Ndërkohë në kryesine e kuvendit kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me Gramoz Ruçin.

Meta para se të hynte në Komision ka thënë do jetë president deri në fund të mandatit.

Image
Image

***

Mëngjesin e sotëm Ilir Meta e përshkoi në këmbë rrugën drejt Kryesisë së Kuvendit aty ku nisi dëshminë para Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

Meta deklaroi se deri në 24 korrik 2022, kohë edhe kur i mbaron mandati, presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës.

“Unë jam shumë i përcaktuar. Jam shumë mendje-mbushur dhe shumë i bindur në gjithë veprimet e mia.

Nisma e mazhorancës nuk është shqetësimi im. Jam për t’iu garantuar të gjithëve se deri në 24 korrik 2022 presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...