Gjendet një person i mbytur në digën e lumit

Shqipëria

Gjendet një person i mbytur në digën e lumit

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:53
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Librazhd.

Në digën e lumit Rrapuni është gjetur sot kufoma e një personi, gjinia mashkull, i cili paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Dyshohet se personi i paidentifikuar, ka rënë brenda në digë dhe sot, kur është bërë hapja e portave në mëngjes është konstatuar trupi i pajetë.

Ende nuk dihet mosha dhe identiteti i viktimës, por dyshohet se është banor i zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat