Meta: Bëra ftesë për dialog. Lënia e mandateve, e papërgjegjshme. Mazhoranca nuk shtynte zgjedhjet

Shqipëria

Meta: Bëra ftesë për dialog. Lënia e mandateve, e papërgjegjshme. Mazhoranca nuk shtynte zgjedhjet

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:57
Ilir Meta

“Kush tha se zgjedhjet lokale nuk mund të zhvilloheshin brenda muajit korrik nëse do të kishte vullnet politik? Ky ka qenë vullneti im që zgjedhjet të zhvilloheshin sa më shpejtë.” Kështu u shpreh Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Komisionin Hetimor që po shqyrton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Por sa i përket përpjekje të tij për të ulur në dialog palët përpara se të shfuqizonte datën e zgjedhjeve, Meta tha se kjo nuk u bë e mundur për shkak të dy pengesave kryesore: “Kokëfortësia e kryeministrit për të mos shtyrë 30 qershorin dhe e dyta, kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos uulur në tryezë me Ramën kryeministër.”

“Ishte një situatë e çmendur ku asnjë prej palëve nuk mbante përgjegjësi”, tha Meta, duke shtuar se ishte detyra e tij si President për të shmangur një konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat