3 makina të djegura në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shqipëria

3 makina të djegura në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 13:03
Ilustrim

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Haredin Shtino”, është përfshirë nga flakët mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit G. N.

Si pasojë kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, dyshohet se zjarri i vënë në mjetin në pronësi të shtetasit G.N, dyshohet i qëllimshëm.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat