Paraburgim pa afat për Shullazin, gjyqi është shtyrë 16 herë

Shqipëria

Paraburgim pa afat për Shullazin, gjyqi është shtyrë 16 herë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 14:26
Paraburgim pa afat për Shullazin

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënfa ka pezulluar afatet e paraburgimit për Emiljano Shullazit dhe të arrestuarit e tjerë Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Vendimi u mor pasi gjyqi ndaj tyre u shty për herë të 16.

BRIN raporton se në çelje të seancës, kryesuesja e trupës gjykuese, Albana Boksi konstatoi se i pandehuri Emiljano Shullazi kishte depozituar një deklaratë, sipas të cilës nuk do të merrte pjesë, por do të përfaqësohej nga avokati i zgjedhur prej tij, Vladimir Meçe. Ndërsa ky i fundit kishte paraqitur njoftim se nuk mund të paraqitej në seancën e të hënës për arsye shëndetësore dhe kishte depozituar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda një raport mjekësor për paafëtësi në punë për tre ditë. Po ashtu, edhe avokati Elton Domi kishte dorëzuar pranë gjykatës një kërkesë për shtyrjen e séancës, pasi kishte paraqitur raport mjekësor.

Në sallë ishin të pranishëm katër të pandehurit, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja. Gjithashtu ishin të pranishëm mbrojtësi ligjor i Gilmando Danit, avokati Denion Bogdani dhe ai i Blerim Shullazit, avokati Bledar Meminaj.

Prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Isa Jata, u shpreh se në kushtet kur mungonin dy avokatët nuk mund të mbroheshin interesat e të pandehurve dhe se seanca nuk mund të vijojë. Ai i cilësoi të ligjshme shkaqet e avokatëve dhe kërkoi shtyrjen e seancës, por duke pezulluar afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat