Baradari: Të hapen negociatat e BE me Shqipërinë - Bota Sot
Baradari: Të hapen negociatat e BE me Shqipërinë

Shqipëria

Baradari: Të hapen negociatat e BE me Shqipërinë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 14:44
SPD

Para përcaktimit të pozicionit të unionit CDU/CSU ende i pavendosur lidhur me hapjen e negociatave BE-Shqipëri, vjen një vlerësim pozitiv nga deputeti socialdemokrat gjerman, Nezahat Baradari.

Deputeti socialdemokrat gjerman i Bundestagut, Nezahat Baradari në një deklaratë të tij  për Deutsche Wellen e vlerëson si hap të rëndësishëm hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. "Të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për reforma dhe me këtë i kanë përmbushur kushtet për fillimin e negociatave. Për vazhdimin e kësaj dinamike të reformave negociatat e anëtarësimit do të ishin një motor vendimtar."

Sipas deputetit socialdemokrat Nezahat Baradari, Bundestagu duhet tani të hapë përfundimisht rrugën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. "Me kushtet paraprake të formulurara për Shqipërinë dhe fokusimin në kapitujt e shtetit ligjor në negociatat e pranimit, do duhet të jenë mënjanuar të gjitha pengesat që i zinin rrugën miratimit."

Partia Socialdemokrate Gjermane e mbështeti edhe në qershor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Kurse unioni CDU/CSU pritet që këtë javën të merret intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave./DW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...