Raportoi sot në Komisionin Hetimor, reagon Meta për herë të parë

Shqipëria

Raportoi sot në Komisionin Hetimor, reagon Meta për herë të parë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:15
Ilir Meta

“Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare”, kështu është shprehur Meta pas raportimit në Komisionin Hetimor.

Meta thotë se deri në 24 korrik 2022, “Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës”.

Postimi

Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat