Sillnin sirianët nga Greqia, arrestohen udhërrëfyesit shqiptarë

Shqipëria

Sillnin sirianët nga Greqia, arrestohen udhërrëfyesit shqiptarë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Policia e Korçës arrestoi dy persona nga Zemblaku dhe shpalli në kërkim një bashkëfshatarin e tyre pasi akuzohen se kishin krijuar një rrjet për të sjelle klandestinë sirianë nga Greqia në Shqipëri.

Atyre u janë bllokuar edhe dy automjetet që përdornin, transmeton Top Channel.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 emigrantë klandestinë sirianë në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, të cilët më pas do të merreshin nga persona të tjerë me qëllim dërgimin e tyre në kufirin e gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat