Basha thirrje PPE-së: T’i hapen negociatat Shqipërisë, vendi ka nevojë për një ‘dorë’ në ndarjen e krimit nga politika - Bota Sot
Basha thirrje PPE-së: T’i hapen negociatat Shqipërisë, vendi ka nevojë për një ‘dorë’ në ndarjen e krimit nga politika

Shqipëria

Basha thirrje PPE-së: T’i hapen negociatat Shqipërisë, vendi ka nevojë për një ‘dorë’ në ndarjen e krimit nga politika

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 19:49
Lulzim Basha

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka kërkuar mbështetjen e partive simotra në Asamblenë e Partive Popullore Evropiane që po zhvillohet në Bruksel, duke u shprehur mbi nevojën e madhe që ka Shqipëria për hapjen e negociatave.

“Hapja e negociatave është e rëndësishme “, tha Basha “pasi do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për të ndihmuar në ndarjen e politikës nga krimi, i cili sot ka kapur shtetin dhe për të penguar kandidimin e personave me rekorde kriminale, siç demonstrojnë rasti i Shkodrës dhe Vorës, ku është provuar tashmë se dy të inkriminuar u caktuan të kandidonin për bashkitë.”

Kreu i PD-së i ka bërë me dije politikanëve evropianë se shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike dhe sipas tij e vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet të mbikëqyrura nga një qeveri tranzitore.

“Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike. Zgjidhja”, theksoi Basha, “janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikëqyrura nga një qeveri tranzitore”.

Punimet e Asamblesë Politike të PPE-së do të vazhdojnë dhe gjatë ditës së nesërme, ku në agjendën e diskutimit, do të jenë sfidat me të cilat përballet Evropa aktualisht dhe përgatitjet për Kongresin e PPE-së, i cili këtë vit mbahet në Zagreb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...