‘Do digjej kuvendi’, Blushi- Pezës: Dokumenti ekziston dhe shqetësim ishte real, ndryshe nga premtimi yt për ‘Peqini- Lacion’

Shqipëria

‘Do digjej kuvendi’, Blushi- Pezës: Dokumenti ekziston dhe shqetësim ishte real, ndryshe nga premtimi yt për ‘Peqini- Lacion’

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:55
Pamje nga emisioni

Këtë të hënë në emisionin Opinion, ish deputeti i PS-së Alfred Peza është shprehur skeptik për deklaratata e bëra këtë paradite në komisionin hetimor për shkarkimin e tij nga ana e Presidendit Meta, i cili ndër të tjera deklaroi se kishte informacione të klasifikuara se do të tentohej gjatë një proteste të opozitës të digjej kuvendi.

Peza është shprehur se dokumenti nuk ekziston, por mbi këtë deklaratë ka reaguar zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, i cili e ka ironizuar ish deputetin duke i kujtuar atij disa nga premtimet ‘surreale’ që ai bënte vite më parë, përpara sesa të merrte postin e deputetit. Në atë kohë Peza i premtonte qytetarëve të Peqinit se ndër të tjera do të krijonte një stacion televiziv për futbollin vendas dhe se madje do të bënte dhe binjakëzim me ekipin italian të Lacios.

Ja çfarë shkruam Blushi:

I pavërtetë është premtimi për binjakëzimin e Lazios me Peqinin, por jo që ekziston një raport i një institucioni të lartë të sigurisë kombëtare që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit.
Ndryshe nga mungesa e një kontrate për binjakëzimin Lazio-Peqini, dokumenti që informon Presidentin për rrezikun e djegies së Parlamentit EKZISTON dhe është I VËRTETË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat