Diplomati Ceka: Votoni kamarierët dhe jo ministrat

Shqipëria

Diplomati Ceka: Votoni kamarierët dhe jo ministrat

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:57
Neritan Ceka

Nisi sonte në Top Channel emisioni Open, ku u diskutuan temat më të nxehta të politikës.

I ftuar në panel, diplomati i njohur Neritan Ceka u ka bërë një thirrje popullit shqiptar që të mos votojnë më qorrazi sepse nuk kjo nuk i shërben vendit.

‘Jemi një vend me histori dhe po përfundojmë pa popull’- tha Ceka. Në fund ai rrëfeu një vizitë të një zyrtari të huaj në vitin 1999.

Diplomati tregon se zyrtari u ‘tmerrua’ kur shikoi kamarier që dinin 4 gjuhë të huaja dhe ministra që s’dinin asnjë gjuhë të huaj.

Ceka e mbylli me thirrjen: Votoni kamarierët dhe jo ministrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat