Të dërguarit e “Venecias” mëngjes pune me ish-deputetët e opozitës

Shqipëria

Të dërguarit e “Venecias” mëngjes pune me ish-deputetët e opozitës

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 08:21
Ilustrim

Delegacioni i Komisionit të Venecias e ka nisur misionin fakt-mbledhës në Tiranë me një mëngjes pune me ish-deputetët e opozitës Klajda Gjosha dhe Oerd Bylykbashi.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se antarët e Komisionit do t’i vijojnë takimet në Kryesinë e Kuvendit.

Antarët e Komisionit do t’i vijojnë takimet në Kryesinë e Kuvendit. Ata do të takohen me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, antarët e opozitës se re dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Të dërguarit e “Venecias” do të takohen edhe me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Delegacioni i Komisionit të Venecias ndodhet në Tiranë pas një kërkese nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkohet një opinion nëse me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit Presidenti ka shkelur Kushtetutën.

Opinoni pritet të jetë gati gjatë muajt tetor. Nëse opinioni do të jetë në favor te presidentit Meta atëherë mazhoranca vihet në vështirësi pasi mund ta votojë shkarkimin në Parlament por shkon përpara Gjykatës Kushtetuese me një opinion në disfavorin e tyre. Në rast se opinioni shprehet se presidenti ka shkelur kushtetutën atëherë jemi më kushtet kur përligjet kërkesa për shkarkim kërkuar dhe inicuar nga mazhoranca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat