Saimir Tahiri te “Krimet e Rënda”, sa vite burg do kërkojë sot Prokuroria?

Shqipëria

Saimir Tahiri te “Krimet e Rënda”, sa vite burg do kërkojë sot Prokuroria?

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 09:30
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda ku po zhvillohet seanca e radhës dhe ku Prokuroria pritet të japë pretencën. Sot do të mësohet se sa vite burg do të kërkojë organi i akuzës për ish-ministrin e Brendshëm.

Ai së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Top Channel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat