Saimir Tahiri: Ato që thotë Prokuroria shqiptare janë gënjeshtra, Italia tha të vërtetën

Shqipëria

Saimir Tahiri: Ato që thotë Prokuroria shqiptare janë gënjeshtra, Italia tha të vërtetën

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 16:37
Saimir Tahiri

Pas shtyrjes se gjyqit ndaj Saimir Tahirit te “Krimet e Rënda”, ish-ministri i Brendshëm ka reaguar përmes një komunikimi të pak minutave më parë me mediat, ku foli rreth akuzave që rëndojnë aktualisht mbi të, ekzaktësisht tre të tilla, për trafik droge dhe përfshirje në krim.

Sipas Tahirit, akuzat janë të pabazuara dhe aspak të vërteta (ish-ministri u shpreh se këtë e vërteton edhe prokuroria italiane) dhe asgjë tjetër veçse një farsë e prokurorisë.

“E vërteta ime është fare e thjeshtë, e provuar me letra dhe fakte aq kokëforta sa askush nuk i kundërshton.  Akuzohem që jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik droge bashkë me disa policë, që nuk kanë qenë as me detyrë në Vlorë gjatë kohës që është bërë trafikimi i lëndës narkotike. Ato që thotë Prokuroria shqiptare janë gënjeshtra”, tha ai.

Tahiri u shpreh se policët që akuzohen së bashku me të janë ata të cilët në 2016-n denoncuan Habilajt.

“Besoj te e vërteta ime, te e vërteta që patë dhe ju sot, besoj te drejtësia, siç bëri drejtësi dhe prokuroria italiane”, shtoi më tej Tahiri.

Ju kujtojmë se seanca gjyqësore e Tahirit do të zhvillohet më 19 shtator.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat